MENU
klinika

Ku qëndron problemi?

SoftBank shet 50% të aksioneve në Wag

16.12.2019 - 10:55

Ende duke lëpirë plagët nga investimi shkatërrimtar në WeWork, SoftBank është raportuar të shesë 50% të pronësisë së saj në Wag, një shërbim që lidh pronarët e qenve me njerëz që mund t’i nxjerrin për ecje qentë në vend të tyre.

Wag ka luftuar shumë për të konkuruar kundrejt Rover, një rival i tij. Gjithashtu është ndjekur nga publiciteti mjaft i keq mbi një sërë qensh të humbur apo të ngordhur nën kujdesin e tij.