MENU
klinika

Drejtori sportiv

Tare: Po, edhe Lazio mund të luftojë për titull

18.12.2019 - 15:32

Tetë fitore radhazi sollën sërish besimin te Lazio se mund të bëjnë gjëra të mëdha. Skuadra i është afruar kreut dhe po përmendet si kandidate për titullin kampion në Itali.

Një entuziazëm i përligjur edhe nga Igli Tare, por që kërkon që të ruhet qetësia, pasi gara është ende e gjatë…

 “1 muaj e gjysmë përpara ishim të gjithë dështakë dhe duhet të iknim në shtëpi, por ishim të vetëdijshëm për focën tonë. Na duhej pak kohë dhe ndeshja e kthesës. Mua më pëlqen të jem entuziast dhe të përmend fjalën titull kampion, por duhet të jemi me këmbë në tokë– u shpreh Tare.

igli tare
igli tare

Sfida tjetër është finalja e Superkupës së Italisë, të dielën me Juventusin në Arabinë Saudite dhe duket se Igli Tare e kërkon këtë trofe, kur thotë:

“Nuk duhet të ndalojmë dhe të fitojmë ndeshjen me juventus të dielën në finalen e superkupës, pasi mund të luajmë si të barabartë me këtë kundërshtar.”

Igli Tare ka ndërtuar një ekip të denjë dhe për këtë është bërë pjesë e kandidatëve për titullin drejtori sportiv i vitit në Globe Soccer Ëords për vitin 2019.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak