MENU
klinika

Prezantimi

Zyrtarizimi, ylli i ri lë “thatë” United dhe Juventus

29.12.2019 - 16:25

Mendohej se do të zgjidhte mes Manchester United dhe Juventus, por sulmuesi Erling Braut Haaland është lojtari i ri i Borussias së Dortmundit.

Klubi gjerman ka bërë zyrtarizimin e blerjes së bujshme pak momente më parë në rrjetet sociale! Norvegjezi i kërkuar me ngulm nga Juventus dhe Manchester United do të jetë pjesë e Dortmund deri në vitin 2024.

Klubi i Dortmundit mund të ketë bërë vjedhjen e dekadës, pasi pagoi vetëm 22 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit. Një shifër shumë e ulët në tregun e sotëm të futbollit për një lojtar me pritshmëritë e Haaland.

Red Bull Salzburg shpresonte të përfitonte më shumë, por në arkat e Borussia Dortmund u kaluan vetëm 22 milionë euro.

Haaland nuk do të ketë një rrogë të frikshme te gjermanët. Ai rmosi deri në vitin 2024 me ekipin e verdhezinjëve dhe do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Përfitimet e tij mund të shkojnë deri në 8 milionë euro në bazë të bonuseve. Në vitin e tretë rroga e tij shkon direkt në 8 milionë euro dhe mund t’i futen në lojë klauzolat e largimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku renditen Messi dhe Ronaldo…

Golashënuesit më të mirë të sezonit aktual