MENU
klinika

Piloti veteran surprizon të gjithë

Carlos Sainz fiton Rally Dakar për herë të tretë

17.01.2020 - 15:18

Piloti veteran spanjoll Carlos Sainz fiton Rally Dakar për herë të tretë. Ai triumfoi me një diferencë ndaj ndjekësve, në garën e vështirë në Arabinë Saudite.

57-vjeçari mbërriti i pari në finish në etapën e 12-të dhe të fundit, 6 min 21 sec përpara sfiduesit më të afërt Nasser al-Attiyah të Katarit, i cili kishte arritur të shkurtojë epërsinë e Sainz në vetëm 24 sekonda të martën.

“Ndihem shumë i lumtur. Ka qenë një garë e bukur që nga fillimi. Ishte fantastike, për herë të parë në Arabinë Saudite, sigurisht që gjithmonë mund të përmirësohesh, por ishte gjithcka bukur – u shpreh Sainz.

Sainz, babai i pilotit të Formual 1, Carlos Sainz Jr., mori kontrollin e garës nga faza e tretë me makinën X-raider Mini. Ai tani ka fituar Rally Dakar me tre makina të ndryshme, me Volksëagen në 2010 dhe Peugeot në 2018.

Sainz fitoi këtë vit katër etapa në garën 12-ditore maratonë me plot 7.800 kilometra. Ricky Brabec triumfoi në kategorinë motoçikletave me Honda, duke u bërë amerikani i parë që fiton këtë garë rraskapitëse.

Kampioni dy herë në Formula 1, Fernando Alonso, përfundoi i 13-ti në debutimin e tij në Dakar, gati pesë orë pas fituesit. Alonso doli i dyti në një etapë, por spanjolli pësoi një aksident në etapën e 10-të pasi goditi një dunë rëre në një kënd të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-piloti i Formula 1, protagonist në Rally Dakar

Çfarë fati! Makina bën saltro, Alonso vijon garën