MENU
klinika

Skena e aksidentit

Tragjedia, piloti humb jetën në Rally Dakar

13.01.2020 - 13:39

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Rally Dakar. Gara më e njohur që përshkruan dy kontinentet, Europë dhe Afrikë, ka shkaktuar edhe viktimën e parë të saj.

Bëhet fjalë për pilotin e skuadrës indiane, Hero, Paulo Goncalves. Portugezi u përfshi në një aksident të tmerrshëm në territorin e Arabisë Saudite, duke u dërguar në spital pa ndjenja.

Goncalves, i cili u bë i njohur në vitin 2015, ku e mbylli në vendin e dytë, u rrëzua në kilometrin e 276 të fazës së shtatë, duke gjetur menjëherë vdekjen.

Nga përplasja e fortë në tokë, 40-vjeçari mori plagë të rënda në qafë, çka i kanë sjellë edhe vdekjen. Kjo ishte hera e 13-të që Goncalves merrte pjesë në Rally Dakar, ku debutoi në vitin 2006.

Viktima e fundit në këtë garë u regjistrua në vitin 2015, ku piloti polak, Michal Hernik humbi jetën nga dehidratimi. Megjithatë, organizatorët e kompeticionit nuk kanë ndërprerë programin dhe garat do të vijojnë sipas kalendarit. Kujtojmë që në garat me makina merr pjesë edhe ish-piloti i Formula 1, Fernando Alonso.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkatërrohet Sauber i Ericsson

Panik në Monza, piloti aksidentohet keq