MENU
klinika

“Qytetarët” thuajse në finale

City hakmerret keq ndaj United në Kupë

07.01.2020 - 22:53

Pas një muaji fiks, Manchester City i ka kthyer reston e humbjes në shtëpi Manchester United, duke e mposhtur në “Old Trafford” 3-1 në ndeshjen e parë të “Carabao Cup”. City thuajse në finale.

City ka gjetur golin e avantazhit me Bernardo Silva-n në minutën e 17’ të takimit. Një gol i veçantë i portugezit nga distanca që ka mposhtur De Gea-n.

Riyad Mahrez ka shënuar golin e dytë për Manchester City-n në minutën e 33’ të takimit. Derbi në Carabao Cup është duke u kthyer në një festë për “Qytetarët”.

Manchester United pësoi dhe golin e tretë pas një kundërsulmi mjaft të bukur. De Bruyne shmangu mbrojtësit dhe gjuajti drejt portës. De Gea ndali goditjen, por topi i pritur prej tij shkoi te Andreas që shënon autogol. United nuk pësonte që nga 97’ tre gola në pjesën e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë United futet me agresiv dhe në 70’ Rashford realizon një gol të bukur, duke ngushtuar diferencën në 1-3. Gjithsesi, është thjesht një gol ngushëllimi. Ndeshja e kthimit me 29 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN