MENU
klinika

Premier League, java 22

City luan “tenis”, merr vendin e dytë

12.01.2020 - 19:23

Manchester City ka shkatërruar Aston Villa-n, duke e mposhtur këtë të fundit në shifrat 6-1 në transfertë. Një sukses që ngjit City-n në vendin e dytë, 14 pikë Liverpool.

Në harkun kohor të 10 minutave, miqtë realizuan 3 gola. Mahrez dy herë (18’ e 24’) dhe Aguero 28’ thuajse mbyllën ndeshjen pa kaluar gjysmë ore lojë.

Por të besuarit e Guardiola-s nuk do të ndaleshin këtu. Në fundin e pjesës së parë Gabriel Jesus con shifrat në 0-4, duke e mbyllur këtë fraksion me poker golash.

Në të dytën, Aguero shënon edhe 2 gola të tjerë, duke kompletuar tripletën për veten e vet, ndërsa City turpëron vendasit me gola. Në fund ka një gol nderi me penallti për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, java 22

Goleadat, bindin Chelsea dhe United


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak