MENU
klinika

Nuk ndalet ylli portugez

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

12.01.2020 - 22:15

Në ndeshjen kundër Romës në “Olimpico”, Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord. Nga fillimi i dhjetorit deri sot, CR7 ka shënuar 9 gola në Serie A, më shumë se çdo futbollist tjetër në “top 5” kampionatet europiane në këtë periudhë!

Hegjemoni nga Ronaldo, që gjithashtu në 18 muajt e tij italianë (pra në Serie A), me golin e realizuar ndaj Roma-s, arrin kështu t’i shënojë çdo skuadre me të cilën është përballur në kampionat.

Ronaldo barazon Lukakun me 14 gola në vendin e dytë, 6 më pak se Immobile, që kryeson jo vetëm në Itali, por në 5 kampionatet elitare në Europë.