MENU
klinika

Ish-kapiteni në ndeshjen “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Hasi: Do vijë dita që do të drejtoj Kombëtaren

09.01.2020 - 18:36

Ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi, ka sakrifikuar jo pak për të qenë i pranishëm në ndeshjen e bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

48-vjeçari, udhëtoi nga Arabia Saudite, teksa mbërriti mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë. Hasi aktualisht është trajner i Al Read. Gjakovari do të qëndrojë vetëm 24 orë në Shqipëri, pasi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë të bamirësisë, do të niset sërish drejt Arabisë.

Në një prononcim për “Top Channel”, Hasi ka folur në lidhje me prezencën e tij në këtë event bamirësie teksa u shpreh:

besnik hasi
besnik hasi

“Është e moralshme që të jesh këtu. Çdo njeri duhet të ndihmojë në këtë kauzë dhe njerëzit atje ku jam unë e kuptojnë këtë gjë. Edhe pse lashë ekipin 2 ditë para ndeshjes vetëm,  kam stafin tim dhe presidenti tha se: E ke të obliguar, nuk ka problem.

Një ëndërr që të gjithë e ndjejnë, por asnjëherë nuk është realizuar në këtë mënyrë që mund të luajmë bashkë, që të jemi të gjithë së bashku për fanellën kuqezi.

Do të më emocionojë takimi me çunat tonë që kemi luajtur bashkë. Jam mësuar të jem çdo ditë në fushë, akoma kam energji që të jem çdo ditë me çunat dhe t’i stërvis. Por, kur ke moshën e duhur dhe përvojën e duhur, do të vijë edhe Kombëtarja”, u shpreh Hasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri shqiptar dhe ekipi kuqezi

A do të kryqëzohen rrugët Hasi-Kombëtare?