MENU
klinika

Disiplina gjobit Vllazninë dhe Besëlidhjen

Ironizoi gjykimin, pezullohet 8 ndeshje drejtori

30.01.2020 - 20:09

Një dënim i rëndë për një zyrtar klubi vetëm pse lëshoi një deklaratë kundër gjykimit, nuk ishte parë kurrë në futbollin shqiptar. Drejtori sportiv i Luftëtarit është dënuar me 8 ndeshje Disiplina.

“Këtë e bën një arbitër që ka hedhur 100 mijë euro dhe fiton miliona në loto, se nuk ka shpjegim tjetër. Është me dashje 100%, pasi nuk ishte vetëm anulimi i golit” – deklaronte Artur Dadaj, referuar gjykimit të ndeshjes Luftëtari-Kukësi.

VENDIMET E DISIPLINËS 

1.KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Ky dënim do të zbatohet në bazë të parashikimeve te nenit 116/1/a të KDS.

2.Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Danaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

4.KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në rast përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara sipas KDS.

5.KF Oriku detyrohet të dëmshpërblejë brenda afatit prej 15-ditëve dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” nga ekipi i KF Oriku sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

6.Ekipi i KF Iliria për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 63/1/c, Nenit 65/4/c të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.

7.Zyrtari i KF Turbina Bledar Malaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Zyrtari i KF Turbina E. Belshi per sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Pranimin e kërkesës së Lojtarëve të KF Teuta Fabjan Beqja dhe Amer Duka. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtarët vendosen në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës denimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN