MENU
klinika

FA Cup

Liverpool nuk e fal Evertonin edhe në kupë

05.01.2020 - 19:00

Liverpool vijon me ritmin e fitoreve edhe në kupë. Të Kuqtë mposhtën 1-0 Everton në derbin e Mersesyde të vlefshëm për raundin e tretë të FA Cup.

Megjithëse Jurgen Klopp kishte vendosur të bënte rotacion duke lënë pushim thuajse të gjithë yjet e tij, prapëseprapë The Reds kanë arritur të shënojnë dhe të fitojnë.

Raste kishte shumë, si për Liverpool ashtu edhe për Everton, por në fund ishte goli i Curtis Jones që ka vendosur takimin. Ai ka lëshuar një goditje të përkryer në trekëndëshin e djathtë të portës së Pickfor.

Edhe japonezi Minamino ka debutuar me fanellën e Liverpool, megjithatë ai kaloi një ndeshje të qetë dhe u duk qartë se do të ketë nevojë të ambientohet me ekipin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN