MENU
klinika

"Ne e mirëpresim..."

Paketa Antishpifje/ Soreca: Presim fjalën e Venecias

30.01.2020 - 14:17

Pasi Kuvendi vendosi që të shtyjë miratimin e projektligjit për mediat audio-vizive deri në një vendim nga Komisioni i Venecias, vjen një reagim dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca. Përmes një postimi në Twitter ambasadori tha se BE mirëpret vendimin e maxhorancës për shtyrjen e votimit të ligjit.

Ai theksoi se BE pret me padurim fjalën e “Venecias”.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audio-vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar”– shkruan në mesazhin e tij Soreca.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al