MENU
klinika

Dalin dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Hetimi për Bashën, Braçe dhe Balla: Faktet për një kallëzim të ri

14.01.2020 - 10:21

Lulzim Basha kërkon të fsheh imunitetin unik për të mos u gjykuar kurrë, ndërsa PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marrë për llogari të saj 670 mijë dollarë!’, ky ka qenë reagimi Zv.kryeministri, Erion Braçe për pushimin e hetimit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj Partie, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, të cilët akuzoheshin për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve” për lobimin e 675 mije dollarëve.

Duke shpërndarë disa dokumente, Braçe këmbëngul se Lulzim Basha është fajtor ndërsa thotë se dokumenti është firmosur nga Nik Muzin dhe pikërisht vetë kreu i PD. Braçe akuzon Prokurorët duke thënë se nuk kanë lejuar që të hetohet apo të gjykohet rreth Bashës, Ristanit e Dervishit.

Ndër të tjera Braçe shkruan se për këtë çështje u tha se nuk ka prova, por në të vërtetë provat janë të sakta.

“Nuk ka prova! Nuk ka prova! Lulzim Basha kerkon te fsheh imunitetin unik per te mos u gjykuar kurre, keshtu! Prova? Ja ku jane e ja bejne muuuu! Nuk jane letra bakalli, jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote; Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes. Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetoet e gjykohet rreth tyre Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh! Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe. Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare! Tani, ose genjen ai nen betim dhe pergjigjet ne Amerike per kete, ose genjejne ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetoen e as gjykohen. Provat ja bejne muuuuu, imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme!” shkruan Braçe.

Ndërkohë edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka publikuar të njëjtat dokumentet të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ku vijon akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij.

Sipas Ballës dokumentet, janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ndërsa bën thirrje të shihen me kujdes për të kuptuar dosjen “Basha”.

Ndër të tjera Balla paralajmëron edhe një kallëzim të ri për kreun e PD-së dhe dy ish zyrtarët.

“Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
dokumenti i parë (foto)
6414-Exhibit-AB-20170331-1

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?
dokumenti i tretë (foto)
6414-Supplemental-Statement-20171114-1

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?
dokumenti i katërt (foto)
6414-Exhibit-AB-20171114-2

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!” shkruan Balla.

Historia e dosjes së lobimit

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që sot u pushuan nga gjykata.