MENU
klinika

Janë bërë në shtëpinë e tij

Schumacher në koma, fotot në shitje për 1 mln stërlina

22.01.2020 - 15:33

Kanë kaluar mbi 6 vjet (më 29 dhjetor 2013) nga aksidenti gati tragjik i Michael Schumacher, 7 herë kampionit në Formula 1. Spekulimet dhe hipotezat e rrethojnë ish-pilotin e Ferrarit.

Mjekët gjatë këtyre 6 viteve po tentojnë një rehabilitim, por që duket i vështirë. Për pasojë, misteri për situatën që po kalon, pas 6 vitesh në koma, i mbajtur në këtë botë me aparatura, është i madh.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, disa fotografi të Schumacher në situatën aktuale shëndetësore, të përcaktuara si “makabër”, të vjedhura brenda shtëpisë së tij në Zvicër, janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion stërlinave.

Nëse publikohen fotot në fjalë, do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit, përkundër protokollit të kondencialitetit të ngurtë dhe të rreptë të krijuar nga familja përreth tij.

Gruaja e Michael, Corinna, menjëherë ndërmori veprime për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e ish-pilotit të “Ferrari”, duke iu drejtuar avokatëve të tij dhe policisë zvicerane për të mos lejuar botimin e këtyre fotove.

Gjendja shëndetësore mbetet e panjohur në shumë aspekte për Michael Schumacher. Informacioni kryesor mbetet buletini i lëshuar nga spitali në Grenoble, referuar ditëve të shtrimit në këtë spital, 6 vite më parë, i cili raportonte për dëme të përhapura në tru.

Që atëherë, asnjë informacion i saktë. Në shtator, Schumacher u transportua në fshehtësi, me një kordon sigurie të denjë për një kryetar shteti, në spitalin “Georges Pompidou” në Paris.

Ai iu nënshtruar një trajtimi qelizash burimore, të praktikuar nga profesor Philippe Menasché. Synimi ishte për një veprim “anti-inamator sistematik”.

Që nga aksidenti fatal në ski, me kampionin e madh që u përplas fort (me kokë) me shkëmbinjtë, lajmet për gjendjen e tij janë veshur gjithmonë me mister.

Dihet që Schumacher iu është nënshtruar dy operacioneve ka kaluar katër javë në tij janë veshur gjithmonë me mister. Ai e la spitalin e Grenoble për spitalin “Vaud” në Lozanë, qershorin e vitit 2014.

Më pas do të kthehej në shtëpinë e tij zvicerane, në Gland, në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Vila e tij është shndërruar në një qendër trajtimi të teknologjisë së lartë, por edhe në një bunker të paarritshëm.

michael schumacher
michael schumacher

Vizitat janë të zgjedhura me kujdes nga gruaja, Corinna, dhe familja, por duket se kanë rrjedhur disa foto. Nëse do të publikohen këto të fundit, tregojnë qartë gjendjen e vërtetë shëndetësore të kampionit.