MENU
klinika

Telashet për Zlatan

Shkatërrohet statuja e Ibrahimovic në Suedi

05.01.2020 - 14:04

Zlatan Ibrahimovic u prit si hero nga tifozët e Milanit, por në Suedi është kthyer në një personazh i urryer pasi vendosi që të bëhej aksioner i skuadrës së Hammarby-t.

Ish-kapiteni i Suedisë deklaroi se donte të ndihmonte ekipin e Hammarby-t për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Kjo skuadër është kundërshtari i urryer i Malmos. Madje, Ibra realizoi një foto me fanellën e Hammarby.

Sjellja ndaj skuadrës me të cilën nisi karrierën, Malmo, i ka revoltuar pa masë tifozët e këtij klubi, duke dërguar një peticion bashkisë së qytetit suedez për të hequr statujën e Ibrahimovic.

Por, me sa duket nuk është dashur as bashkia dhe as peticioni, pasi mbrëmjen e së shtunës statuja është rrëzuar dhe shkatërruar. Mediat vendase bëjnë të ditur se policia shkoi në vendin e ngjarjes, mbajti shënime dhe çdo dyshim shkon te ultrasit e Malmo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm të bukur, por edhe me peshë

Nga Ibra te CR7, 10 golat “perla” të dekadës