MENU
klinika

Rrëfimi i Shkëlzen Gashit

“Shkova herët në SHBA, atje duan maksimumin”

18.01.2020 - 23:34

Nëse Shkëlzen Gashi do të kishte shënuar në ndeshjen e parë në Europian ndaj Zvicrës në fundin e lojës, ndoshta sot do të shkruhej një histori ndryshe për të, të paktën për shqiptarët.

Viin e kaluar ai u përball me një vit të vështirë. Për shkak se klubi amerikan, Colorado Rapids, vendosi të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptaro-zviceran në muajin mars.

Do të ishte e mundur që të prishte kontratën në fuqi, e vlefshme deri në fund të vitit 2019, dhe të kthehej në Zvicër më herët, por kjo do të nënkuptonte heqjen dorë nga një pagë mbi 1 milion franga, pasi në Amerikën e Veriut, futbollistët i lidhin kontratat e tyre me ligën.

Kështu që Gashi e mori rrogën deri më një, përderisa ndonjë klub tjetër amerikan nuk u përpoq të siguronte shërbimet e tij. FC Aarau ishte gati ta priste Gashin deri në fillim të vitit 2020.

Në intervistën për AZ, nga kampi stërvitor në Belek të Turqisë, sulmuesi rishikon aventurën në SHBA dhe shpjegon kthimin në Zvicër.

Në mars 2019, mësuat se Colorado Rapids hoqi dorë nga juve, duke mos ju aktivizuar deri në fund vitit, por ama kishit kontratë… Si ishte për ju?

Gjithçka duhet të presësh në Amerikë. Tre vite më parë, shumë shokë të skuadrës kishin patur të njëjtën përvojë, kështu që munda të adaptohesha për momentin.

Atje, mund të luani një ndeshje të shkëlqyeshme sot dhe të transferoheni në një klub tjetër nesër. Për shkak se lojtarët nuk i nënshkruajnë kontratat e tyre me klubet, por me ligën, ndryshimi i skuadrave është shumë i shpeshtë.

Në vitin 2016 shkuam në finalen e Konferencës me Colorado, një sukses i madh, por, kur filluan stërvitjet para sezonit të ardhshëm, 15 lojtarë të rinj ishin në grup. Kjo është e paimagjinueshme në Europë, ka shumë më tepër dialog midis zyrtarëve të klubit dhe lojtarëve.

shkelzen gashi
shkelzen gashi

Duket se futbollistët në Amerikë janë një mall, që nuk respektohet dhe aq…?

Ky sistem ka qenë atje për dekada, ose mund ta përballoni, ose ta lini në kohë. Klubet kishin mijëra lojtarë për të zgjedhur. Shfaqja përfshinte që të rinjtë të hynin vazhdimisht në skenë…

Sa e vështirë ishte për ju të motivonit veten për trajnime individuale çdo ditë, duke e ditur që nuk luanit dot gjatë fundjavës?

Unë gjithmonë përpiqem t’i shoh gjërat pozitivisht dhe të vlerësoj ato që kam. Konteksti i përgjithshëm ishte se më lejohej të jetoja në vendin tim të ëndërruar, SHBA.

Aty kisha luajtur me sukses për tri vite, mendoja se shërbimet e mia si futbollist ishin akoma të kërkuara nga klube të tjera. Avantazhi ishte se trajnimi përqendrohej vetëm tek unë.

Personalisht, thjesht doja të isha gati për një klub të ri. Do të dukesha qesharak, nëse do të shfaqesha në seancën e parë të stërvitjes me FC Aarau me dhjetë kilogramë mbi peshë (qesh).

A e keni pasur gjithmonë këtë vetëdisiplinë?

Po, por në Amerikë bëheni më të vetëdijshëm për trupin tuaj. Kulti i trupit është shumë i madh atje. Nuk ka rëndësi se sa mirë keni luajtur. Nëse trupi juaj është i duhuri, atëherë jeni popullor.

Nëse nuk keni luajtur një ndeshje, ose bërë stërvitje me një ekip për një vit, nga duhet t’ia rifilloni?

Ju nuk duhet ta merrni të kaluarën si një pengesë kryesore për të parë përpara. Duhet të besoni se gjërat do të shkojnë mirë që nga fillimi, ashtu si në kohërat e arta. Falë punës me ekipin tim privat të trajnerëve jam në formën e duhur.

Sigurisht, ishte e pamundur të simuloja ritmin e lojës, kështu që dy javë më parë, kur llova stërvitjen me FC Aarau, ia nisa përsëri nga e para.

Nga vjen në të vërtetë dobësia juaj për SHBA?

Amerikanët mendojnë se janë të mëdhenj, gjithnjë kërkojnë plotësinë, asgjë nuk është e pamundur. Kjo është saktësisht ajo që pëlqej te ky vend. Marrja e maksimumit duhet të jetë gjithnjë qëllimi kryesor në SHBA.

Pra, në retrospektivë, a mendoni se gabuat që latë FC Basel për Amerikën, në vjeshtën e vitit 2015?

Katër vitet në Amerikë nuk mund të kthehen më, ato do të më shoqërojnë deri në fund të jetës sime. Ndoshta u largova nga Europa shumë shpejt.

Të tjerët shkojnë në Amerikë për të marrë duartrokitje në fund të karrierës së tyre, unë isha 27 vjeç, në kulmin e formës, Thjesht doja të provoja vendin e ëndrrave të mia. Tani jam 31 vjeç, jo fort i vjetër, ndaj dua të jem i suksesshëm me FC Aarau.

Amerikanët thuhet se janë sipërfaqësorë. Të bësh miq atje duket praktikisht e pamundur…

Në javën time të parë te Colorado Rapids e ftova gjithë ekipin për darkë. Ishte një mbrëmje argëtuese, por të nesërmen nuk kishte më falënderime, asgjë. Mendova se bëra diçka të gabuar.

“Kjo është Amerika”, – tha një shok i skuadrës nga Gjermania, që kishte qenë atje për një kohë të gjatë. E kuptova se lojtarët nuk lidheshin me shokët e skuadrës si këtu. Në SHBA, askush nuk e di nëse do të jetë akoma atje javën tjetër.

A ndiheshit yll në SHBA?

Pa dyshim që, kur kalova një ditë në qendër të qytetit të Denverit dhe pashë ta varur një poster të madh timin, u ndjeva shumë mirë. Ose kur isha duke parë basketboll, folësi më prezantoi me fjalët “Gashi në sallë”… Publiku më duartrokiti. Këto janë përvoja të shkëlqyera, por në SHBA shijohet vetëm momenti.

Si e vlerësoni nivelin e futbollit në SHBA?

Disa gjëra e komplikojnë ngritjen e futbollit në atë vend të madh. Dallimi midis lojtarëve më të mirë dhe atyre më pak të mirë është akoma shumë i madh.

Për shkak të ndryshimeve të shumta, lojtarët duhet të mësohen përsëri dhe përsëri. Sa të kenë mbërritur, ata duhet të largohen përsëri. Udhëtimi nuk duhet të nënvlerësohet: fluturime të gjata, shpesh nga ngrohtësia në të ftohtë, në zona të tjera kohore.

E gjitha kjo e vështirëson lojën në një nivel të lartë, javë pas jave. Por, për sa i përket profesionalizmit, strukturave të klubit, përmbajtjes së trajnimit, nuk kam provuar asgjë më të mirë. Siç thashë: vetëm maksimumi është i vlefshëm në Amerikë.

A i keni zgjeruar horizontet tuaja në Amerikë, përtej futbollit; domethënë ta rifilloni jetën atje, pas karrierës?

Për sa kohë që mund ta ushtroj këtë profesion, përqendrimi im është vetëm te futbolli. Nuk ka vend tjetër. Në SHBA shijova çdo ditë, çdo moment, nuk doja të humbisja asgjë.

Pra, thjesht jetoja në të tashmen. Kështu do të jetë edhe në Aarau. Qëllimi im çdo ditë është që të jem i suksesshëm me këtë ekip.

Na shpjegoni pak kthimin tuaj në Aarau, keni pasur edhe oferta të tjera nga Super League…

Instinkti ka qenë gjithmonë këshilltari im më i rëndësishëm, brenda dhe jashtë fushës. Dhe ai më thotë që FC Aarau është klubi i duhur për situatën time.

Që nga largimi i vitit 2012 kam fituar shumë përvojë, jam pjekur dhe tani dua ta ndihmoj klubin të rikthehet në Superligë sa më shpejt. Shumë ish-lojtarë dhe trajnerë thonë se mund ta imagjinojnë rikthimin te FC Aarau për shkak të atmosferës familjare.

A ishte kjo e vërtetë edhe për ju?

Kur mendoj përsëri për përvojat e shumta të karrierës time, kam fotografi të bukura nga Aarau. Mbaj mend entuziazmin e tifozëve. Njerëzit brenda dhe rreth klubit janë tokësorë; shohin jo vetëm futbollistin, por edhe njeriun.

A keni dëshiruar më shumë siguri pas vitesh në botën e shkëlqyer të futbollit?

Me rritjen e moshës, njohja, qëndrueshmëria dhe mirëqenia personale luajnë role më të rëndësishme në kërkimin e klubit. Suksesi, përparimi dhe aspekti nanciar llogariten në fillim të karrierës.

Pikërisht për shkak se FCA ka pasur një gjysmësezoni zhgënjyes, pritshmëritë karshi jush janë të mëdha… Unë do të bëj gjithçka mundem për të qenë i suksesshëm në vitet e ardhshme.

Këtë ia kam borxh klubit dhe tifozëve. Siç e dini, futbolli nuk luhet i vetëm. Sigurisht, dua të shënoj gola sa më shumë dhe ta ndihmoj ekipin. Të luash pas një viti pushim dhe të rrezikosh një dëmtim, do të ishte budallallëk. Prandaj, hap pas hapi.

A do t’ju shohim në fushë në llimin e gjysmës së dytë të sezonit, më 25 janar?

Nëse trajneri kupton se jam gati, aq më bukur. Nëse jo, nuk ka problem, më duhet të vendos qëllime të vogla në një afat të shkurtër. I pari, t’i mbyllur përgatitjet e dimrit pa lëndime. Kuptohet, në një moment njerëzit duhet të vijnë në stadium dhe të mendojnë: Uaa, ky është Gashi që duam të shohim!