MENU
klinika

Pranuan gjykim të shkurtuar

SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve të çështjes së Dritan Dajtit

06.01.2020 - 11:13

Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion ose SPAK vendos pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e pëjetshëm me 25 vite burgim.

Mësohet se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.