MENU
klinika

Surprizat pas koncertit

Vjen ‘Skulptura’ e re e Capital T

07.01.2020 - 14:43

Në fund të vitit 2019, reperi i njohur Capital T njoftoi se 2020-a po vinte me surpriza të mëdha.

Pas koncertit madhështor në Tiranë, “Time Capsule”, Kapo u impenjua plotësisht në albumin e tij të ri, datën e publikimit të të cilit e ka zbuluar në profilin e tij në Instagram.

“Skulpturë” do të quhet albumi i cili është punuar me shumë përkushtim dhe dashuri nga reperi.

“Albumit kam vendosur t’i lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.”- tregoi më herët reperi gjatë një interviste.

 

Për të gjithë ata që mezi po presin, publikimi i tij do të bëhet më 15 janar, në orën 15:15.

Në profilin e tij në Instagram, Capital T ka ndarë një video ku tregon një fragment të njërës prej këngëve të tij të reja, të cilat jemi të bindur se do të bëjnë namin!

“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15. Vizioni i 2020-ës. Shkojmë”– shkruan Kapo krahas videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake