MENU
klinika

Zbulojini

5 ushqimet që fëmijët nuk duhet t’i hanë

14.02.2020 - 14:41

Ka edhe më shumë ushqime që ne konsumojmë çdo ditë, të cilat mendohet se janë në dukje të padëmshme për fëmijët, por studimet kanë treguar se ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme për ta.

Ne, pas një studimi të plotë, mblodhëm disa nga gjërat ushqimore më të zakonshme që duken të pafajshme, por që mund të bëhen të rrezikshme për fëmijët.

  1. Pije me lëng frutash, sodë

Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën moshën një vjeç nuk duhet të pinë kurrë lëng, ndërsa më të moshuarit mund të lejohen ta pinë atë, konsumi i tyre duhet të jetë i kufizuar. Sodat janë një “jo” për shkak të vajit të perimeve që ato përmbajnë, gjë që mund të çojë në toksicitet dhe të ndikojë në sistemin nervor të fëmijëve, lëkurës dhe kujtesës. Për më tepër, të dy pijet përmbajnë një sasi të lartë të kalorive dhe sheqer.

  1. Kokoshka në mikrovalë

Kokoshka në mikrovalë është një tjetër zgjedhje e famshme dhe e shpejtë për ushqimet e fëmijëve. Sidoqoftë, pak mund të jenë të vetëdijshëm se letëra e ambalazhit e përdorur në kokoshka mund të lëshoj kimikate të rrezikshme. Ato përmbajnë kimikate, të cilat përdoren gjithashtu në letër ambalazhi të ushqimit të shpejtë, dhe kur nxehen, ato lëshojnë komponime që mund të jenë potencialisht të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe madje janë të lidhura me kancerin.

  1. Mjalti

Kjo mund të tingëllojë befasuese, por mjalti, një ushqim përgjithësisht shumë i ushqyeshëm, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për të vegjëlit – pa marrë parasysh a është i papërpunuar apo shumë i përpunuar. Një baktere toksike e përmbajtur në mjaltë mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur botulizëm foshnjor që ndikon në sistemin imunitar të pazhvilluar të fëmijëve dhe mund të çojë në dobësim të muskujve dhe probleme të frymëmarrjes. Vetëm në Shtetet e Bashkuara 100 raste të botulizmit të foshnjave ndodhin çdo vit.

Pas moshës 1 vjeç, fëmijët mund të hanë mjaltë dhe në të vërtetë është shumë e mirë për ta.

  1. Domate të konservuara ose ndonjë ushqim të konservuar

Bisphenol-A (BPA) është një element toksik që gjendet në shumë materiale paketimi si plastika, por në sasi më të larta mund të zbulohet në kanaçe. Ky element i rrezikshëm mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës, sistemin e tyre riprodhues dhe trurin e tyre, dhe gjithashtu është i lidhur me kancerin.

Kështu që, kur vendosni të bëni makarona me salcë domatesh, kërkoni në një supermarket një kavanoz qelqi ose më mirë akoma, përdorni domate të freskëta të copëtuara.

  1. Çamçakëz

Çamçakëzi është një jo-për fëmijët në shumë mënyra. Para së gjithash, sepse shumica e çamçakëzeve përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe kjo mund të dëmtojë dhëmbët e tyre, duke shkaktuar zgavra. Ndërsa disa nga opsionet pa sheqer mund të përmbajnë sorbitol, i cili mund të shkaktojë diarre. Por ajo që është me të vërtetë e rrezikshme është gëlltitja aksidentale. Kjo mund të jetë një rrezik nga mbytja dhe gjithashtu, nëse fëmija gëlltit një pjesë të madhe të saj, mund të shkaktojë bllokim në sistemin e tretjes.

Gamçakëzi nuk është aspak i dobishëm për fëmijët, kështu që është më mirë ta shmangni atë plotësisht dhe ta zëvendësoni atë me perime , si karota, kastravecat dhe alternativa të tjera të shëndetshme.