MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 18

Arratiset Kastrioti, Apolonia humb kreun

29.02.2020 - 16:26

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të fazës së dytë në Kategorinë e Parë, ku ka pasur surpriza. Në Grupin A, Kastrioti ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Korabit, në një ndeshje ku vendasit nuk e kishin aspak të lehtë. Krutanët shkëputën në krye.

Veleçiku ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Dinamon, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Me këtë humbje blutë mbetën në vendin e fundit.

Erzeni ka surprizuar Besëlidhjen, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 2-1 brenda në shtëpi. Burreli është barazuar në fund nga Tërbuni, ku të dy ekipet treguar paraqitje shumë të mirë.

GRUPI A 

Tërbuni-Burreli 1-1

Rasha 91’ / Almeida 65′

Veleçiku-Dinamo 3-1

Ujkaj 37′, Hoxhaj 57′, Trumci 70’/ Potreli 44′

Besëlidhja-Erzeni 1-2

Moqi 55’/ Alimadhi 40′, Rezi 88’

Kastrioti-Korabi 1-0

Bardhi 28′

Egnatia pushim

Në Grupin B, Apolonia ka ngecur në barazim pa gola në Orikum dhe nga kjo situatë ka përfituar Pogradeci, që mposht 5-1 ekipin e Turbinës. Edhe Lushnja nuk fal ndaj Ilirisë dhe cdo gjë është e hapur në krye.

Ndërkohë, ka pasur edhe surpriza me përmbysje. Kështu, Elbasani ka humbur në shtëpi, kur kishte kaluar i pari në avantazh. E njëjta gjë edhe për Devollin, që mposhtet në shtëpi nga Besa me përmbysje.

GRUPI B

Pogradeci-Turbina 5-1

Liçkollari 8′, Shkullaku 30′, Topllari 55′, Alillari 88′, 90′   / Namura 22′ 

Lushnja-Iliria 3-2

Mezini 9′ , 33′, Branica 50′ / Xhaferri 30′ , Xhymeti

Elbasani-Shënkolli 1-2

Nuri 23′ (p) / Danaj 61′, Tusha 65’ 

Oriku-Apolonia 0-0

Devolli-Besa 2-3

Kame 4′ , Hasanaj 18′  / Junior 44′ , 70′, 81′ 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN