MENU
klinika

Partizani me 10 vetë

Banderola gjigante, Tirana përmbys me 2 penallti

28.02.2020 - 19:31

Një atmosferë mjaft e bukur në derbin e kryeqytetit që duhej të startonte në orën 19:00. Por, atmosfera e krijuar nga të dyja tifozeritë ka bërë që starti i derbit të shtyhet të paktën me 6-7 minuta.

Gjyqtari Juxhin Xhaja e ka pasur të pamundur që të startojë ndeshjen në orën 19:00. Tymueset nga flakadanët dhe mjetet piroteknike  të futura nga të dyja tifozëritë në “Air Albania” e kanë bërë edhe më të bukur sfidën. Në stadium thyhet rekordi nga Superliga me 19.595 tifozë.

Të dyja tifozëritë kanë shpalosur banderolat e tyre, por spikati ajo e Tiranës për 100-vjetorin e themelimit të klubit. Edhe “Guerrils” u përgjigjën me banerin e tyre kryesor.

Sa i përket ndeshjes, Partizani shënon me Cordeiro që në minutën e dytë. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te Cordeiro i cili gjuan fluturimthi nga jashtë zonës me sferën që ndalet në rrjetë pas krahëve të Likës.

Në minutën e 13-të ka penallti për Tiranën. Torasa rrëzohet në zonë dhe Xhaja jep penallti mes protestave të të kuqve. Përfundon i ndëshkuar me të kuq edhe Bitri. Gjuan Batha dhe 1-1.

Pa kaluar as 2 minuta, ka tjetër penallti për Tiranën. Sërish është Torasa që pengohet në zonë dhe Batha nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë. 2-1 për Tiranën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN