MENU
klinika

Bundesliga, java 20

Bayern merr kreun, Haaland sërish dygolësh

01.02.2020 - 17:38

Bayern Munchen merr kreun e Bundesliga-s, pasi mposhti 3-1 Mainz në transfertë. Një sukses që e ngjit Bayern në kreun e renditjes, me shpresën që Leipzig do të ndalet.

Bayern shënoi të tre golat në pjesën e parë, përkatësisht me Lewandowskin, Muller dhe Alcantara. Goli i vendasve në fund të 45 minutëshit të parë nuk ndikon.

Sulmuesi polak ngjitet në kuotën e 22 golave, vetëm një më pak në Europë se Immobile në Itali. Bayern kryeson për momentin, por edhe Dortmund nuk mbetet prapa.

Verdhezinjtë i falen sërish Haaland që shënoi dy gola në fitoren 5-0 në shtëpi ndaj Union Berlin. Norvegjezi sot luajti titullar dhe në 3 ndeshje shënon 7 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN