MENU
klinika

"Flluskë financiare"

Bursat nuk frikësohen më nga Koronavirusi

12.02.2020 - 13:00

Në tregjet financiare dhe bursat globale është regjistruar një rritje e përgjithshme si në Wall Street ashtu edhe në Frankfurt dhe Romë. Duke vëzhguar kuotimet e tregjeve të aksioneve duket se Bursat e kanë lënë pas krahëve Koronavirusin dhe implikimet e tija në ekonominë globale.

Megjithatë, një analizë racionale duhet t’i ftojë investitorët të jenë më të kujdesshëm duke marrë parasysh që: vaksina ende nuk është gjetur (megjithëse përpjekjet për ta bërë këtë po intensifikohen); nuk ka dyshim se do të ketë pasoja në ekonominë kineze (PBB e së cilës vlerësohet se po bie nga 5.9% në 5.5% në vitin 2020) dhe në ekonominë botërore (nga të cilat Kina gjeneron rreth 20% të PBB-së).

Në këtë drejtim, siç vërejnë ekspertët e Dws dhe siç del nga Grafinomix i ditës, vlerësimet mbi fitimet e kompanive amerikane parashikohet të bien. “Edhe nëse virusi arrihet të ndalohet, lexohet në analizën e Dws, ndërkohë shumë dëme ekonomike do të kenë ndodhur tashmë. Përveç kësaj, kostot ekonomike ka të ngjarë të rriten çdo ditë, ndoshta shumë përtej kulmit të infeksioneve të reja”.

Dëmet, për shembull, do të prekin kompanitë amerikane që varen nga turistët kinezë, fluturimet për në Kinë, konsumatorët kinezë ose fabrikat e prodhimit në provincën Hubei. Ndikimi do të ndihet mbi të gjitha në të dhënat për tremujorin e parë, me efektet përkatëse në të dhënat për të gjithë vitin. Por mesatarisht ekziston një paradoks, një marrëzi financiare. Vlerësimet rriten ndërsa në të njëjtën kohë vlerësimet mbi fitimet e ardhshme ulen, gjithashtu (dhe jo vetëm) për efektet indirekte (dhe jo ende plotësisht të llogaritshme) të koronavirusit.

Atëherë, pse investitorët pretendojnë kaq shumë se janë imun ndaj shqetësimeve të mëtejshme të shëndetit? “Ndoshta sepse ata presin atë që ata e konsiderojnë ilaçin e duhur për ekonomitë dhe tregjet e dobëta: paratë e lehta të bankave qendrore, përfundojnë ekspertët e Dws. Banka Popullore e Kinës ka shërbyer tashmë dozën e parë (me stimuj miliarda dollarë)”. Investitorët tani presin më shumë doza nga bankat e tjera kryesore. Me këtë ritëm, sidoqoftë, krijimi i një flluskë financiare gjithashtu mund të ndodh edhe në bursë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Çfarë po ndodh me 'fabrikën e botës'?

BBC/ Rritet presioni për të rihapur fabrikat