MENU
klinika

Premier League, Java 25

Chelsea ndalet sërish, shans për United e Tottenham

01.02.2020 - 15:38

Chelsea është ndalur sërish në kampionat, kësaj here në transfertë ndaj Leicester, në barazimin 2-2. Më saktë, Blutë e Londrës shmangen humbjen, United dhe Tottenham kanë shanse për t’u afruar.

Të katër golat janë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht shënojnë miqtë, kur Rudiger shënon sapo nis pjesa e dytë. Por Barnes barazon për vendasit pas 10 minutash.

Leicester kalon në avantazh në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Chelsea duhet t’i falet Rudiger për të marrë një pikë, teksa shënon golin e barazimit në 71’.

Nëse United dhe Tottenham fitojnë ndeshjet e tyre të javës së 25-të, atëherë ngushtojnë në 4 pikë diferencën me Chelsea, që mban vendin e katërt dhe është vendi i fundit për zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN