MENU
klinika

Goli i 6 për sulmuesin shqiptar

Cikalleshi rikthehet me gol në Turqi

10.02.2020 - 19:16

Dy muaj pritje për t’u rikthyer te gola. Sokol Cikalleshi shënon përsëri në kampionatin turk, në kategorinë e dytë. Sulmuesi i Kombëtares  ka realizuar ndaj skuadrës ku bëjnë pjesë dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Nëse në ndeshjen e fazës së parë sulmuesi i Akhisarspor i kishte shënuar Selmanit vetëm me penallti, sot ai ka gjetur rrjetën me një aksion ku përballë tij viktimë ishte edhe Domgjoni.

Në ndeshjen e tij të debutimit në futbollin turk, ish-mbrojtësi i Laçit pa se si Cikalleshi i kaloi topin mes këmbëve për të dërguar sferën aty ku Selmani nuk ia doli ta ndalte për të përfunduar në rrjetë.

Goli i 6 në këtë kampionat me fanellën e Akhisarspor për Cikalleshin, por nuk ndihmoi ekipin e tij të merrte tri pikët, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2 me një gol në minutat e fundit të sfidës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi pranë kalimit në Serie A

Cikalleshi gati për hapin e madh në karrierë!