MENU
klinika

Premierë kosovare

“Cirku fluturues” – Burra… në arrati!

18.02.2020 - 13:41

      Filmi debutues me metrazh të gjatë, i skenaristit dhe regjisorit Fatos Berisha, do të vijë para publikut si premierë në Kosovë. Sikurse bëjnë me dije mediet kosovare, premiera e këtij filmi do të nisë në “Cineplexx” të Prishtinës, më 12 mars, për të vazhduar edhe në kinematë e tjera.

“Cirku fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë, të fundit të viteve të ’90-të. Janë një grup aktorësh nga Kosova, të cilët, gjatë kohës së luftës, në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një festival për teatrin në Tiranë. Filmi është bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, përjetuar nga vetë regjisori.

Në rolet e tyre, vijnë aktorët: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic, ndërsa në rolet dytësore: Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

Si producente e filmit është Vjosa Berisha, kurse bashkëproducentë janë: Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka dhe Fatos Berisha. Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga drejtori i fotografisë Almir Ðikoli, montazheri Vladimir Pavlovski, disenjatori i setit Arben Shala, kompozitori Ognen Anastasovski, si dhe kostumografja Desantila Lika.

“Cirku fluturues” ka pasur premierën botërore në njërin nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, në Tallin të Estonisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komedia e zezë premierë botërore

“Cirku fluturues” konkurron në Estoni