MENU
klinika

Tenisti do të humbë pozicione

Federer do operohet, humb “Roland Garros”

20.02.2020 - 15:06

Roger Federer i ka dhënë praktikisht fund karrierës së tij. Tenisti zvicerian ka konfirmuar dëmtimin e tij në gjurin e djathtë, çka përkthehet në mungesën e sigurtë në 5 turnetë e radhës në këtë sezon.

Ish-numri 1 në botë do të mungojë në Dubai, Indiana Wells, Bogota, Miami dhe Roland Garros. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Federer informon tifozët se do të mungojë, por do të kthehet më i fortë në të ardhmen.

“Gjuri im i djathtë më shkaktoi siklet. Shpresova se do të rikthehem, por pas konsultave vendosa të bëj një operacion artroskopik në Zvicër. Fatkeqësisht do të më duhet të heq dorë nga turnetë” – shkruan Federer në statusin e tij.

Mungesa në këto 5 turne do të sjellë rrëshkitje të 38-vjeçarit në klasifikimin e ATP. Zviceriani do të humbasin automatikisht 3180 pikë, dhe praktikisht do të ishte i shtati në renditje botërore të tenistëve.