MENU
klinika

Formula 1

Imola mund të zëvendësojë garën e Kinës

19.02.2020 - 14:04

Në garat e Formula 1 mund të rikthehet këtë vit ajo e Çmimit të Madh të San Marinos. Pas vendimit për të pezulluar garën e Kinës, për shkak të koronavirusit, drejtuesit e pistës së Imolas janë gati të mirëpresin më datën 19 prill garën që duhej të ishte zhvilluar në shtetin aziatik.

Në pistën italiane të Imola gjithnjë është zhvilluar gara e Cmimit të Madh të San Marinos. Për herë të fundit aty është zhvilluar një garë e Formula 1 në vitin 2006, ku me makinën Ferrari ka fituar Michael Schumacher.

Drejtuesit e pistës së njohur janë gati të ndërhyjnë menjëherë nëse krerët e Liberty Media ta zëvendësojnë Çmimin e Madh të Kinës, për të cilën ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohet apo të hiqet nga kalendari i garave të këtij viti.

Pas 14 vitesh do të rikthehej në garë e Formula 1 në Imola, ku për momentin zhvillohet gara të niveleve të tjera automobilistike. Kujtojmë që në pistën e famshme të San Marinos humbi jetën piloti brazilian Airton Sena në vitin 1994, pas një përplasje fatale me muret mbrojtëse. Ajo kthesë e fortë ka marrë emrin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1