MENU
klinika

Largohet nga Hertha Berlin

Klinsmann jep dorëheqjen pas 2 muajsh

11.02.2020 - 16:45

Nuk ka zgjatur më shumë se dy muaj aventura e Jurgen Klinsmann si trajner i Hertha Berlin. Më saktë, tekniku gjerman ka drejtuar berlinezët në dhjetë ndeshje.

Ditën e sotme, klubi nga kryeqyteti ka komunikuar largimin e tij nga posti i trajnerit të skuadrës. Në njoftimin e klubit thuhet se trajneri ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

FC Schalke 04 – Hertha BSC Berlin / 04.02.2020 / Trainer Jürgen Klinsmann Hertha mit Lukas Klünter 13 , Torwart Rune Jarstein Hertha und Krzysztof Piatek 7 DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO *** FC Schalke 04 Hertha BSC Berlin 04 02 2020 Coach Jürgen Klinsmann Hertha with Lukas Klünter 13 , goalkeeper Rune Jarstein Hertha and Krzysztof Piatek 7 DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND OR QUASI VIDEO HM

Zëvendëstrajneri Alexander Nuri do të drejtojë ekipin deri në ardhjen e teknikut të ri. Hertha nën drejtimin e Klinsmann arriti të sigurojë tre fitore, po aq barazime dhe katër humbje. Përtej shkarkimit si trajner, 55-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit. Ai do të shërbejë në bordin drejtues.

Kjo është eksperienca më e shkurtër e Klinsmann në krye të një skuadre, teksa më shumë kohë ka kaluar nën drejtimin e kombëtares së Amerikës, të cilën e ka drejtuar në 98 ndeshje. Legjenda gjermane ka drejtuar edhe Bayern Munchen dhe kombëtaren e Gjermanisë.