MENU
klinika

Anijet kineze mbeten në det

Koronavirusi nis bllokimin e tregtisë globale

08.02.2020 - 19:24

Kompanitë e transportit që shpërndajnë mallra nga Kina në vendet e tjera të botës njoftojnë se kanë reduktuar numrin e mjeteve detare, teksa masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit kanë gjymtuar kërkesën për mallra nga Kina dhe rrjedhimisht kanë trazuar zinxhirin global të furnizimit.

Rreth 80% e tregtisë botërore të mallrave kryhet në rrugë detare ndërsa Kina ka 7 nga 10 portet më të rëndësishme të kontenierëve në botë, sipas Konferencës së Tregtisë e Zhvillimit në OKB.

Gjithashtu Singapori e Korea e Jugut fqinje kanë nga një prej këtyre mega-pikave secila.

“Mbyllja e motorit prodhues të botës ka pasoja të gjera në transportin e kontenierëve, që është një faktor çelës në zinxhir inter-aziatik deh global të furnizim”, tha Peter Sand, krye-analist në shoqatën botërore të transportit BIMCO.

kolana e librave

“Kjo do të prekë shumë industri dhe do të kufizojë kërkesën për mallra”, shtoi ai.

Çdo gjë nga automjetet, makineritë, veshjet apo mallra konsumi transportohet me konteinerë dhe trazirat e kësaj industrie prekin vende jashtë Kinës. Prodhuesi i makinave Hyundai ka pezulluar prodhimin në Korenë e Jugut dhe disa anije nuk mund të ankorohen në portet kineze prej bllokimit.

Të tjera mjete kineze po qëndrojnë pa u ankoruar pasi janë shpallur “në karantinë pluskuese” duke pritur të marrin lejen në ujërat pranë Australisë e Singaporit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët amerikanë kanë frikë t’i afrohen

I infektuari me koronavirus po trajtohet nga një robot!