MENU
klinika

Trondit aktorja serbe

“Kosova është e pavarur. Konflikti në Ballkan, nxitet”

01.02.2020 - 18:20

    Aktore dhe producente nga Serbia, Bojana Maljeviç i la të gjithë gojëhapur dhe sidomos mediet serbe, me deklaratën lidhur për Kosovën.

Së fundmi, siç bëjnë me dije mediet kosovare dhe jo vetëm, Maljeviç ka thënë se, tashmë duhet pranuar fakti se, Kosova është shtet, paçka se ende nuk ka një vend në OKB.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh, nëse ka apo jo, vend në OKB”, – ka qenë deklarata e saj, për mediet serbe.

“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë të kënaqura njëlloj edhe pse do të duhej, pasi ky është kuptimi i kompromisit. Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan, nxitet. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje, por nga e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, – ka shtuar aktorja, duke ngjallur pa fund, polemika.

Duket se një gjë e tillë, nuk i ka pëlqyer asnjë politikani dhe thuhet se, pas deklaratës së artiates, kanë reaguar edhe disa ministri të qeverisë Vuçiç.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’