MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Bucks nuk falin, 40 pikë për James

26.02.2020 - 12:34

Fitorja e 6-të radhazi për Los Angeles Lakers në kampionat, që mundi 118-109 New Orleans në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga kalifornianët. Takim i jashtëzakonshëm i LeBron James, që realizoi 40 pikë, ndërsa Davis e mbylli me 21 pikë e 14 rebound.

Për miqtë u dalluan Ingram me 34 pikë e Williamson me 29, por që mbetën për statistikë. Me këtë sukses, Lakers thuajse e kanë siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe pjesëmarrjen ne play-off.

Pa probleme fiton edhe skuadra ndjekëse Denver Nuggets, ekipi që renditet i dyti në Perëndim, duke mundur 115-98 skuadrën e Detroit Pistons. Vendimtar për Denver ishte stoli, nga ku erdhën 60 pikë, ku Grant realizoi 29 pikë.

Në Lindje, skuadra e Milwaukee Bucks triumfoi përsëri, kësaj here 108-97 ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors, ndeshje që përballi dy skuadrat më të mira në këtë Konferencë. Fitore e merituar e Bucks, që u shkëputën në pjesën e dytë, falë 22 pikëve të Middleton dhe 19 pikëve e 19 rebound të Antetokounmpo.

Oklahoma Thunder arrin një sukses të rëndësishëm ndaj Chicago Bulls me shifrat 124-122, ndeshje e vendosur në fund, ku u dallua Gallinari me 24 pikë, që i bëri të pavlefshme 41 pikët e LaVine për Bulls.