MENU
klinika

Bundesliga, java 22

Leipzig presion Bayern-it, merr kreun

15.02.2020 - 17:27

Leipzig i është kundërpërgjigjur më së miri fitores së thellë të Dortmundit një ditë më parë. “Demat” fituan 3-0 në shtëpi përballë Werder Bremen, duke marrë kreun provizor.

Skuadra Red Bull shënoi dy gola në pjesën e parë me Klostermann dhe Schick. Ndërsa me të filluar e dyta Mukiele trefishoi shifrat, thuajse duke e mbyllur takimin pas 46 minutash.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë dhanë këto rezultate: Augsburg-Freiburg 1-1, Hoffenheim-Wolfsburg 2-3, Paderborn-Hertha Berlin 1-2, Uninon Berlin-Bayer Leverkusen 2-3. Bayern luan nesër në fushën e Koln.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN