MENU
klinika

Mbetet në qendër të Europës

Mesfushori i Kombëtares ndërron skuadër

14.02.2020 - 12:30

Ka debutuar në 2014 në miqësore me De Biasin, por ndeshjet e para zyrtare me fanellën kuqezi i luajti në fundit të vitit të kaluar, në Moldavi dhe me Francën në “Air Albania”.

Fjala është për Kristi Qosen, që ka vendosur të ndërrojë ekip dhe kampionat. Mesfushori i kombëtares ka ndërprerë kontratën me sllovakët e Ruzomberok dhe do të kalojë në kampionatin çek te Karvina. Mesfushori ka firmosur kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e re.

Ai pritet të jetë një forcë më shumë në ekipin e tij të ri për të dalë nga gjendja e vështirë që po kalon. Karvina është në vendin e 15 në kampionatin çek dhe rrezikon shumë rënien një kategori më poshtë. Mesfushori shqiptar ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Ruzomberok dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola.

Pas nënshkrimit të kontratës me ekipin e rij, ai tha: “Nuk do të ndryshojnë shumë gjëra. Klima është gati e njëjtë dhe Çekia dhe Sllovakia janë vende të ngjashme në shumë gjëra. Doja një sfidë të re dhe mendoj se kampionati çek është më i fortë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN