MENU
klinika

Bundesliga, java 23

Mposht Schalken, Leipzig nuk i ndahet Bayernit

22.02.2020 - 20:23

Leipzig po bën një sezon fantastik, më të mirin në historinë e klubit. Pasi mposhti Tottenham në Champions, “Demat” fituan sot 5-0 në transfertë ndaj Schalkes, duke rimarrë vendin e dytë, 1 pikë larg Bayern Munchen.

Miqtë e kanë nisur me gol që në minutën e parë, kur Wernen pason bukur dhe Sabitzer gjen avantazhin. Me këtë rezultat 0-1 mbyllet pjesa e parë, për të lënë gjithcka të hapur për të dytën.

Në të 62’ është vetë Werner që realizon, duke e afruar me suksesin, ndërsa Halstenberg në 69’ trefishon shifrat, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Schalke e pafuqishme, teksa në fund pëson edhe 2 gola të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN