MENU
klinika

Bucci të rikthehet dialogut politik

Nga Reforma Zgjedhore tek negociatat, Basha pret në takim ambasadorin italian

13.02.2020 - 19:13

Kreu i PD Lulzim Basha ka kryer takimin e tij të parë me ambasadorin italian Fabrizio Bucci. Ambasada italiane ka zbardhur takimin duke thënë se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik.

Po ashtu ai i ka uruar Bashës arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore si dhe ka thënë se bashkëpunimi në vend dhe dialogu konstruktiv do e bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin në BE.

STATUSI I AMBASADËS ITALIANE

Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel.