MENU
klinika

Tenis

Pas tërheqjes, Federer tregon 3 gjërat që do bëjë

24.02.2020 - 11:54

Roger Federer është pranë tërheqjes së tenisit të luajtur. Ai tregon planet se çfarë do të bëjë pasi të lërë raketën. Pak ditë pasi deklaroi se është operuar në gjurin e djathtë dhe se do të mungojë për 3-4 muaj, Roger Federer ka befasuar në një intervistë për BBC duke folur për të ardhmen e tij.

I pyetur se çfarë pëlqen të bëjë pasi të largohet përfundimisht nga tenisi, tenisti zviceran ka dhënë një përgjigje surprizë: Të mësojë një vegël muzikore, të mësojë të gatuajë si dhe të mësojë një gjuhë tjetër të huaj.

“Besoj se do të kem kohën e mjaftueshme për të mësuar një instrument muzikor. Më pëlqen të luaj muzikë. Do ta nis nga zero në një sektor tjetër për të provuar se sa i aftë jam. Ndoshta do të ulem dhe mësoj një gjuhë tjetër të huaj dhe të vizitoj vende që nuk i kam parë kurrë më parë. Apo të mësoj të gatuaj, pasi fëmijët e mi e pëlqejnë shumë guzhinën” – u shpreh Federer.

Tenisti zviceran ka fituar 102 turne në karrierën e tij, ku mund të përmendim 8 herë Wimbledon, 6 herë Australian Open, 5 herë US Open dhe 1 herë Roland Garros. Federer ka qenë numri 1 në botë më shumë se çdo tenist tjetër dhe tani në moshën 38 vjeçare renditet i treti.