MENU
klinika

I biri tregon gjendjen e legjendës

Pelé në depresion, nuk del as nga shtëpia

10.02.2020 - 21:45

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror Pelé ka probleme me shëndetin e tij, pasi nuk mund të ecë lirisht për shkak të operimit që kreu dhe kjo e ka futur në depresion të thellë.

Legjenda e futbollit nuk dëshiron të shihet në gjendjen që është dhe preferon të qëndrojë në shtëpi. Djali i tij Edinho ka rrëfyer vuajtjet që po kalon një nga më të mirët e botës së futbollit:

Pele Maradona
Pele Maradona

“Babai im është në siklet të madh, nuk dëshiron të dalë, apo të shihet nga njerëzit. Nuk do të dalë nga shtëpia. Nuk do të tërheqë vëmendje mbi vete, do të qëndrojë vetëm.

Pas operimit nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm. Ka probleme me lëvizshmërinë dhe kjo e ka futur në depresion. Ai, mbreti i futbollit, që ka ndikuar aq shumë, nuk mund të ecë siç duhet. E rëndë për të!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset