MENU
klinika

Nis puna në Kinë

Qytetet industriale heqin barrierat dhe rinisin prodhimin

19.02.2020 - 17:09

Qendrat e mëdha të manifakturës në Kinë kanë nisur të lejojnë lëvizjen e punëtorëve dhe trafikut, ndërkohë që qeveritë lokale i bënë thirrje fabrikave që të rinisin prodhimin, pasi kanë qëndruar të mbyllura si pasojë e koronavirusit.

Në përpjekje për të ndaluar virusin, autoritetet zgjatën pushimet e Vitit të Ri me mbi 10 ditë, vendosën qytete në karantinë dhe kufizime të trafikut. Masat kanë ngadalësuar sektorin industrial, ndërkohë që kompanitë nuk kanë pasur mundësi të nisin prodhimin për shkak të mungesës së punonjësve.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Shumë firma nuk kanë marrë dot furnizimet me lëndë të para apo të nisin dërgesa, për shkak të pengesave në logjistikë. Autoritetet në qytetin e Foshanit, një qendër gjigante e manifakturës së pajisjeve elektronike dhe shtëpiake në provincën e Guangdongut, bënë të ditur se bizneset nuk kanë nevojë të kërkojnë miratim për rinisjen e operacioneve.

Qyteti i Zhongshanit ndërmori një lëvizje të ngjashme në nisje të Javës. Analistët thonë se aktivitetet e prodhimit kanë nisur me një normë të ngadaltë në Kinë dhe do të arrijnë 60-80% të nivelit normal deri në fund të Shkurtit. Mbi 50% e sipërmarrjeve të mëdha në Guangdong, Jiangsu dhe provinca të tjera të mëdha si Shangai, kanë rinisur prodhimin. Virusi ka ndikaur gjithashtu te kërkesa konsumatore dhe ka goditur sektorin e shërbimeve.

Ndër këto, restorantet, hotelet, kinematë dhe agjencitë e udhëtimeve, kanë pësuar goditjen më të madhe. Tregu i makinave në Kinë, që është më i madhi në botë, pritet të pësojë rënie të shitjeve me mbi 10% në gjysmën e parë të 2020-s, si pasojë e epidemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Çfarë po ndodh me 'fabrikën e botës'?

BBC/ Rritet presioni për të rihapur fabrikat