MENU
klinika

Champions League

Real-City dhe Lyon-Juve, sot spektakël i garantuar

26.02.2020 - 12:14

Champions League mbyll sonte në mbrëmje ndeshjet e para të raundit të 1/8 finale. Sfida më interesante e mbrëmjes është ajo mes Real Madrid dhe Mançester Sitit. Tekniku Pep Guardiola do rikthehet në Bernabeu, teksa nga ai stadium ka kujtime fantastike me Barcelonën.

“Kemi nevojë të shkojmë dhe ta provojmë veten në një nga stadiumet më të mëdha, më të këndshme dhe më prestigjioze. Do të përpiqemi me armët tona të shënojmë gola” – u shpreh Guardiola.

Manchester City ka ndoshta mundësi e fundit në këtë kohë për të pushtuar Ligën e Kampionëve. Kampionët e Anglisë vetëm një herë arritën deri në gjysmëfinale, në vitin 2016. Aty ishte pikërisht Real Madrid që e eliminoi.

Krejt ndryshe është Real Madrid, “mbreti” i Champions-it. Një legjendë, që ka vendosur rekord në garën më madhore të klubeve të kontinentit, me një trajner që e ka fituar 3 herë radhazi. Por Zidane pohon se kjo është një garë mes ekipeve.

“Guardiola e ka treguar gjithmonë që është më miri në Botë. Fillimisht te Barcelona, më pas te Bayern dhe tani te City, por është Real Madrid-Manchester City, jo Guardiola-Zidane” – theksoi Zidane.

Në ndeshjen tjetër, Lyon pret Juventusin. Bardhezinjtë kërkojnë të shkojnë sa më larg në Champions, kompeticion që është kthyer në një “fiksim” për italianët. Nën drejtimin e Maurizio Sarri nga stoli dhe Kristiano Ronaldos në fushë, Zonja e Vjetër mendon vetëm kualifikimin pasi në të kundërt do ishte një dështim i madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Bayern nuk fal në Londër, paqe në Napoli

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Goleadë e Atalantës, surprizon Leipzig