MENU
klinika

"Receta e mamit"

Të shpejta dhe të lehta. Kjo është receta e biskotave me mollë e kanellë!

02.02.2020 - 17:56
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta

Shijojini dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

INGREDIENTËT

  • 1 mollë
  • 1 filxhan çaji pure molle
  • 1/3 filxhan çaji vaj kokosi
  • 1/3 filxhan shurup panje
  • 1 filxhan çaji miell
  • 1 filxhan çaji tërshërë
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 1/2 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1/4 lugë çaji arrëmyshk
  • 1/8 lugë çaji kripë

UDHËZIMET

  • Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë celcius.
  • Qeroni mollën, grijeni në rende dhe shtrydhini lëngun e tepërt.
  • Hidheni në një enë së bashku me purenë e mollës, vajin e kokosit dhe shurupin e panjës.
  • Në një enë tjetër kombinoni miellin, kanellën, pluhurin pjekës, arrëmyshkun dhe kripën.
  • Shtojini në enën me përbërësit e tjerë së bashku me tërshërën dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë homogjene.
  • Merrni pak nga brumi dhe formoni biskotat sipas formës që dëshironi.
  • Renditini në një tavë dhe piqini për 10 deri në 13 minuta. Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN