MENU
klinika

Bjorn Borg, palestër në kompaninë e tij

Tenisti i famshëm detyron punëtorët të stërviten

18.02.2020 - 15:16

Pas Finlandës dhe Zvicrës, që vendosën t’u vijnë në ndihmë nënpunësve të administratës, është radha e Suedisë për të surprizuar punonjësit. Ish-kampioni i tenisit, Bjorn Borg, ka nisur praktikimin e seancave stërvitore gjatë orarit të punës.

Si pronar i një kompanie të veshjeve sportive, 63 vjeçari beson se mbajtja e trupit në formë do të ishte mirë, si për punëtorët e tij, ashtu edhe për klientët.

Për këtë, ai ka ndërtuar një palestër brenda ambientit të zyrave dhe një orë të çdo dite pune, punonjësit djegin kaloritë duke u stërvitur falë udhëzimeve të Borg.

Ata që nuk përkushtohen, rrezikojnë të largohen nga puna. Ide mjaft kreative që duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të tjera për të arritur rezultate të ndryshme: një shëndet më të mirë për punonjësit, një grup më i afërt dhe performancë më e mirë në punë.

Karriera sportive e Borg ka qenë e mbushur me suksese, ku mund të përmendin 6 tituj të Roland Garros dhe 5 tituj të Wimbledon. Ai është krenaria e Suedisë në sport.