MENU
klinika

Premier League, Java 25

United ngec përsëri, 1 pikë bën pak punë

01.02.2020 - 20:54

Dy humbje dhe një barazim, eliminim nga Carabao Cup, vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Solskjaer. Manchester United ka harruar të fitojë, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Ëolves në “Old Trafford”.

Në pjesën e parë miqtë ishin më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e De Geas, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërsa pjesa e dytë foli më shumë për “Djajtë e Kuq”, të cilët e kërkuan me ngulm golin e fitores.

Megjithatë, pavarësisht tentativave të shumta, të besuarit e Solskjaer nuk ia dolën të shënojnë, duke u larguar nga kjo ndeshje me 1 pikë. Të dy ekipet janë në kuota të barabarta pikësh, 35, teksa ndajnë vendin e 6-të dhe të 7-të.

Debutoi për United në këtë ndeshje edhe afrimi i kësaj merkato Bruno Fernandes.Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Junajtid nuk fiton në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN