MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Xi Jinping e dinte se do të shpërthente koronavirusi?!

20.02.2020 - 12:17

Faza e hershme e shpërthimit të koronavirusit në Kinë mbetet ende disi enigmë. Veprimi i shpejtë, mund të shpëtonte jetë dhe të parandalonte shumëçka nga ato që kanë ndodhur.

Përkundrazi, kinezët ishin të ekspozuar ndaj rrezikut në javët e para të epidemisë, sepse nuk u paralajmëruan nga zyrtarët.

Jo të gjitha detajet e vendimmarrjes në sistemin e fshehtë kinez nuk kanë dalë ende në dritë. Por diçka shumë e rëndësishme u zbulua në 15 shkurt në revistën dymujore të Partisë Komuniste, Qiushi, e cila ribotoi tekstin e një fjalimi që Presidenti Xi Jinping dha më 3 shkurt, sipas gazetës Sinocism.

Në fjalim, Xi deklaroi, “Bëra kërkesë gjatë një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike më 7 janar që të ndalohet shpërthimi.” Kështu, ai e dinte për shpërthimin deri atë ditë, dhe ndoshta shumë ditë më parë.

Kjo është e rëndësishme sepse në atë moment, informacioni u fsheh nga publiku.

Thuhet gjithashtu se, edhe pse zyrtarët kinezë njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetit për një shpërthim të ri të koronavirusit, “ata nuk informuan njerëzit, por përkundrazi e mbajtën rreptësisht sekrert”.

Po kështu, tetë mjekë kinezë u shprehën të shqetësuar në Wuhan në dhjetor dhe u qortuan për përhapjen e thashethemeve. Njëri prej tyre, Li Wenliang, i cili vdiq kohët e fundit nga koronavirusi, u paralajmërua nga policia pasi ndau shqetësime për shtatë raste të reja në internet në 30 dhjetor.

Gjithashtu, nga 12 deri në 17 janar, komisioni shëndetësor i  Wuhan lëshoi ​​deklarata publike se nuk u zbuluan raste të reja.

Xi dha disa udhëzime për trajtimin e shpërthimit të 20 janarit, gati dy javë pasi ai foli për këtë në Byronë Politike. Pse kaq? Çfarë dinte ai dhe kur e dinte?

Kina ka një sfidë të jashtëzakonshme me mënyrën sesi do të përballojë situatën. Suksesi ose dështimi do të ndikojë në të gjithë botën.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Si e tronditi epidemia sistemin kinez…