MENU
klinika

Mësoni çfarë pritet!

Zbulohet surpriza e dasmës së Arminës dhe Shkëlzenit

03.02.2020 - 11:41

Në fillim të këtij vit, Armina Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”. Teksa u pyet për dasmën, ajo tha se këtë vit nuk do të ketë dhe zbuloi shkakun.

“Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasmë!”, u shpreh blogerja e njohur. Megjithatë agjenti 00Thumb në “ThumbON” , tregon të kundërtën.

Sipas tij, Armina dhe Shkëlzeni do të martohen këtë pranverë në Itali dhe pritet të jetë një dasmë madhështore.Në të do të ketë shumë të ftuar nga politika dhe personazhe të njohur të ekranit.

Kujtojmë se në vitin 2018, në një ceremoni private, dyshja celebroi dashurinë me fejesë. Të pranishëm ishin vetëm 30 të ftuar, të cilët u përpoqën që të zbulonin sa më pak detaje.

Armina dhe Shkëlzeni kanë një histori të gjatë dashurie, prej 5 vitesh ata janë bashkë dhe kanë disa kohë që bashkëjetojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jep këshillat e arta për fansat!

Armina Mevlani pranon hapur krizat e ankthit

“Nuk kam nevojë për burrë...”

Armina Mevlani ‘kap veten’: Kam bërë lekë!