Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, ku izolimi në shtëpi është bërë i detyrueshëm për të gjithë për shkak të rrezikut të Koronavirusit, personazhet e njohur janë përpjekur që nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale të bëjnë thirrje që rregullat e vendosura të zbatohen.
Aurela Gaçe, e detyruar të kthehet nga turi i koncerteve që do të realizonte në SHBA dhe e vetë-karantinuar pas mbërritjes në Shqipëri, ka zgjedhur një mënyrë pak më ndryshe se të tjerët për të dhënë mesazhin e saj të sensibilizimit.
Ajo ka ndarë me të gjithë eksperiencën që ka kaluar kur ka qenë shtatzëne për herë të dytë, një “karantinë” që sipas saj ka zgjatur plot 6 muaj e gjysëm, e urdhëruar të qëndrojë në shtrat nga mjekët gjate periudhes qe ishte shtazene me vajzën e dyte. Këngëtarja e njohur tregon se asnjëherë nuk ka ndarë foto nga ajo kohë dhe ditën e djeshme ka vendosur ta ndaje me të gjithë atë peridhe të vështirë të jetë.
“4 vjet me pare! Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës sime ” qe zgjati 6muaj e gjysmë ,gjatë kohës që prisja vajzën e dyte. Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket që të arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qeëndroja….por ,periudha përpara ishte gjithashtu shume e vështirë. Mjeket me dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo një jave, jo një muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua ,ta merrja ne krahë ,të luanim sic ishim mësuar të benim cdo ditë.
Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre në krahë, ose pa dashje ti mund te godasësh barkun nëse fle me mamin, atëhere do lëndojmë motrën ose vëllanë “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetëm 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhe shume e veshtirë për të gjithë ne.
Ne foton e dyte, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj ne plazh në javët e verës, e unë s’mundesha te isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tera….ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.
Gjate kohës se rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak qeë të ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital.
Ne atë kohe, as nuk postoja gjë, as i tregoja keto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re qe po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund te luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të “JETËS” .
E ndërkohë që ju vazhdoni ti përqafoni femijet, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 dite, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhetim.? Prandaj, durim o miq, në emeër të “JETËS” ! Në atë periudhë u kujdesen për mua e fëmijën tim, doktor-profesor ,Nikita Manoku❤ e doktor-profesorësh, Enriketa Kroi ❤”- shkruan Aurela Gace në postimin e gjate ne Facebook.