MENU
klinika

NBA

Bucks rikthehen te fitorja, shkëlqen Antetokounmpo

05.03.2020 - 11:44

Milwaukee Bucks rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur me lehtësi 119-100 Indiana Pacers, një sukses që ishte një formalitet për kryesuesit në Konferencën e Lindjes.

Me të këtë rezultat, Bucks mbajnë rekordin më të mirë këtë sezon në kampionat. Suksesi i 53-të sezonal për Milwaukee mban firmën e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 29 pikë e 12 rebound, më i miri në parket.

Fitore në momentet e fundit për Miami Heat, që mposhti 116-113 Orlando Magic, sfidë e ekuilibruar, ku për Heat u dalluan Robiston me 27 pikë e Dragic me 25 pikë.

Një moment të mirë po kalon Utah Jazz, që mposhti 112-104 New York Knicks dhe qëndron mes skuadrave elitare në Perëndim. 30 pikët e 11 rebound të Rundle për New York mbetën për statistikë, ndërsa për Jazz u dalluan Bogdanovic e Mitchell, me nga 23 pikë secili.

Pas kohës shtesë fiton Dallas Mavericks, që mundi 127-123 New Orleans. Porzingis realizoi 34 pikë e 12 rebound, ndërsa Doncic e mbylli me një “triple double”, me 30 pikë, 17 rebound e 10 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN