MENU
klinika

Gati në sezonin e ri

Demi dhe Rama vizitë në stadiumin e Partizanit

10.03.2020 - 16:50

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, dhe drejtori Olsi Rama ishin të pranishëm ditën e sotme në stadiumin e ri që të kuqtë pritet ta kenë gati për sezonin e ardhshëm. Ata kanë inspektuar punimet, ndërsa theksohet se së shpejti aty do zhvillohen edhe ndeshjet me publikun e tyre të zjarrtë.

Aktualisht, Partizani po kalon një periudhë të vështirë në kampionat teksa rezultatet mungojnë dhe ekipi tashmë rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Ndërkohë, në Instagram nuk kanë munguar edhe komentet nga ana e tifozëve të Partizanit, të cilët nuk e kanë kursyer drejtorin në kritika për rezultatet dhe lojën e këtij sezoni.

Stadiumi i ri pritet të jetë gati në fillimi të sezonit të ardhshëm, pri në muajin shtator mendohet që Partizani t’i luajë aty ndeshjet, ndërsa do u japë fund edhe ecejakeve për stërvitje, pa harruar që është edhe për moshat dhe akademitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN