MENU
klinika

"Artistja më e mirë britanike"

Dua Lipa ‘rrëmben’ një tjetër çmim të rëndësishëm

06.03.2020 - 16:26

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global”, ku ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Vlerësimi për çmimet “Global” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë. Edhe njëherë tjetër, këngëtarja shqiptare na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e saj në botë. Dua ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, një trofe mëse i merituar nga këngëtarja.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe.


“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global” që votoi dhe mbështeti muzikën time. Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale.”– shkruan Dua krahas fotove në ceremoni.

Një muaj më parë, dua publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron 41 milion klikime në Youtube.