MENU
klinika

Liga e Kombeve

Duka: Nuk ishte short i keq, synimi vendi i parë

03.03.2020 - 19:31

Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria do të jetë në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si normal në disa këndvështrime, por edhe të vështirë në disa aspekte të tjera.

“Shorti është short, nuk ishte i keq. Programi i ngjeshjeve është shumë i ngjeshur, luhet çdo tri ditë, ndaj është i vështirë se janë distanca shumë të largëta. Me Kazakistanin e Bjellorusinë, në tri ditë, është grupi më i keq. Por të tilla janë ndarjet, ekipet janë të të njëjtit nivel.

Nuk ka skuadra të lehta, duhet të përgatitesh mirë. Shqipëria e cilësoi të lehtë edhe Andorrën dhe nuk arriti ta fitojë. E lehtë është pasi të kesh luajtur e marrë rezultat pozitiv, është një grup i vështirë, me mundësi për të marrë çdo vend në grup.

Sigurisht, objektivi ynë është të kalohet grupi, të shkojmë në B në vitin tjetër, e mendoj për të parë shanset tona për kualifikim në Botëror. Nuk dëshiroja Kosovën, e dëshiroja më shumë aty ku shkoi shorti” – u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN